Totaj ‘godet’ Kryesinë e PDK-së: Në listë u përfshinë kandidatë të përmendur për kompromitim votash

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se në listën përfundimtare të kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit janë përfshirë edhe persona emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të Dhjetorit 2025.

Në reagimin e tij në Facebook, Totaj ka theksuar se këta kandidatë nuk kanë qenë propozime të degës së PDK-së në Prizren, ndërsa ka shtuar se disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor.

“Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave”, shkroi kryetari i Prizrenit, teksa hodhi kritika ndaj kryesisë së PDK-së.

Ai gjithashtu ka publikuar listën e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Në vijim, lista e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren: 1. Faruk Bojaxhiu, 2. Jona Hoxhaj, 3. Shkelzen Kastrati, 4. Endra Luzha-Pula, 5. Adelina Beqiri-Minci, 6. Betim Ramadani, 7. Lumnije Rakaj, 8. Xhafer Hoxha, 9. Lajde Kolgjeraj”, tha Totaj.

Lexo edhe:

Back to top button