SHBA i heq “non grata”-n pas 5 vitesh, Berisha hyn në Kuvend: “Unë erdha, u krye”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin masën “non grata” kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, pas më shumë se pesë vitesh nga vendosja e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha, i cili është shfaqur në Kuvend pas zhvillimit, mes duartrokitjeve të mbështetësve të tij.

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, por u shpreh shkurt nga foltorja: “Unë erdha, u krye”, raporton Spektatori.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë lidhur me këtë vendim.

Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës ishte marrë më 19 maj 2021 nga Departamenti amerikan i Shtetit, në një periudhë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Në atë kohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte deklaruar se Berisha dhe familjarët e tij ishin të përfshirë në veprime korruptive që, sipas tij, minonin demokracinë në vend, duke theksuar se masa për ndalimin e hyrjes në SHBA ishte marrë në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

Lexo edhe:

Back to top button