Rama flet për përçarjet në LDK: Partia duhet të mbetet e bashkuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se partia duhet të mbetet e bashkuar dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj me unitet.

I pyetur nga gazetarët, pas pjesëmarrjes në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, ku u pa në shoqërinë e disa kryetarëve të degëve të LDK-së që së fundmi janë cilësuar si “të rebeluar”, Rama minimizoi spekulimet për ndarje brenda partisë.

Ai tha se fokusi nuk duhet të jetë te individët, por te misioni i përbashkët i LDK-së për të ardhmen e vendit.

“LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autokracinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, deklaroi Rama.

Lexo edhe:

Back to top button