Qeveria themelon ‘Fondin e Konfiskimit’

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka zhvilluar një mbledhje elektronike.

Sipas njoftimit, ekzekutivi ka miratuar Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike, në Subjektet e Sektorit Publik, për vitin 2025.

Po ashtu, u tha se Qeveria Kurti ka kiratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e llogarisë së dedikuar, në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH) me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.

“Llogaria e dedikuar do të shërbejë vetëm për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë me vendim të formës së prerë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo edhe:

Back to top button