
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
Në një postim në Facebook, Murati të hënën ka bërë të ditur se pagesat janë ekzekutuar për përfituesit që kanë plotësuar kriteret, raporton Spektatori.
“Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve, komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, ka shtuar Murati.
Më 22.05.2026, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon për përballje me inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.
Pakoja parasheh mbështetje njëherëshe prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punonjësit e sektorit privat, si dhe studentët aktivë.
Qeveria tashmë ka ekzekutuar mbështetjen me nga 100 euro edhe për pensionistët dhe fëmijët.



