
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një vendimi të marrë nga vetë kompania.
Ky vendim vjen pas një inspektimi të paparalajmëruar nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja, gjatë të cilit 25 inspektorë kanë shkuar për të kryer kontroll në qumështore.
Nga ana tjetër, drejtori i kompanisë në Istog, Artan Spahiu, deklaroi se “nuk do të dorëzohen asnjëherë”.
“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë”, tha ai.
“Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndal. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim, dhe ne nuk dorëzohemi”, deklaroi Spahiu para punëtorëve.



