
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen sot në Kosovë do të sjellin për herë të parë para kutive të votimit mijëra qytetarë të rinj që sapo kanë fituar të drejtën e votës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 16,934 persona që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025 do të marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor.
Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përfshin 2,092,174 votues. Në total, numri i qytetarëve që do të votojnë për herë të parë arrin në 22,131.
Nga ta, 16,933 janë të rinj që kanë arritur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa 5,198 të tjerë janë persona të regjistruar rishtazi në Regjistrin Qendror Civil ose qytetarë që kanë rifituar shtetësinë e Kosovës.
Sa i përket përbërjes gjinore, 8,752 prej votuesve të rinj janë meshkuj, ndërsa 8,182 janë femra.



