
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve që, sipas tij, po i drejtohen nga përfaqësues të pushtetit.
Lushtaku tha se fyerjet ndaj tij nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç, siç u shpreh ai, interesave të Serbisë.
Ai theksoi se sakrifica e luftës së UÇK-së dhe gjaku i derdhur duhet të shërbejnë si faktor bashkimi për shqiptarët, e jo si arsye për përçarje.
“Lufta e UÇK-së, gjaku i derdhur duhet me na bashku, jo me na nda. Ata që fyejnë e shajnë, unë mendoj se i shërbejnë pushtetit të Serbisë, jo dikujt tjetër”, ka deklaruar Lushtaku.
Deklaratat e tij ai i bëri pas ceremonisë së zbulimit të shtatoreve të heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi në fshatin Çirez të Skenderajt.



