Hoti kritikon VV-në për gazin amerikan: U ra në vesh kur u përmendën protestat, pse frikësoheni?

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me qasjen ndaj çështjes së gazit amerikan.

Në një postim në Facebook, Hoti tha se institucionet kanë injoruar reagimet e zyrtarëve amerikanë dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ndërsa kanë reaguar kur është përmendur zëri i qytetarëve dhe protestat.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, shkroi Hoti.

“Pse frikësoheni nga qytetarët?”, shtoi ai, duke theksuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara “është themel i shtetit”.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shmangur sërish pyetjet e gazetarëve lidhur me projektin e gazit amerikan.

Kurti u pyet për këtë çështje gjatë pjesëmarrjes së tij në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, të dedikuar grave në biznes.

Teksa po largohej nga salla, ai u përball me pyetje për projektin e gazit amerikan, por u arsyetua se ishte me nxitim dhe se duhej të merrte pjesë në një ngjarje tjetër, duke mos dhënë përgjigje konkrete.

Lexo edhe:

Back to top button