
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se përpjekje e djeshme e kryeparlamentares Albulena Haxhiu për t`i detyruar deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit nuk ishin demokratike.
Ai ka vlerësuar se përsëritja e gjerave të njëjta për deputetët ishte “veprim policor” i Haxhiut.
Në një intervistë për ATV, Hasani ka vlerësuar se askush nuk mund t`i detyrojë deputetët të votojnë për një çështje.
“Ato elaborime në arsyetim të Gjykatës që ajo i thotë, ato nuk kanë pasë asnjëherë dhe nuk mund të kenë për qëllim abuzim dhe terrorizimin e deputetëve: me iu thënë çdo pesë minuta. Këto quhen funksione policore, të cilat s’mund t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit e aq më tepër që ka edhe funksionin e shefit e shtetit. Kjo është tërësisht e papranueshme”, ka thënë Hasani.



