Haradinaj nuk e përjashton kandidimin për President: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha të dielën se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të Kosovës nëse do të propozohej nga partitë opozitare.

Në një deklarim për gazetarët, Haradinaj tha se aktualisht nuk është kandidat për postin e presidentit, por nuk e përjashtoi mundësinë e hyrjes në garë nëse do të merrte mbështetjen e opozitës.

“Nëse opozita do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës”, tha Haradinaj.

Ai e lidhi një mundësi të tillë me situatën aktuale në vend, duke thënë se Kosova po përballet me sfida të shumta.

“Kosova është në sfida të mëdha, në vështirësi të mëdha. Do ta shqyrtoja pra, nëse opozita më propozon në rast të një gare për President në seancë. Do ta shqyrtoja a të kandidojë a jo”, u shpreh ai.

Haradinaj theksoi se deri më tani nuk ka qenë pjesë e garës për postin e presidentit.

“Ju e dini, unë s’kam qenë kandidat për President, nuk jam edhe sot”, shtoi ai.

Aktualisht, Albulena Haxhiu është ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, pasi mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmanit përfundoi në prill 2026.

Lexo edhe:

Back to top button