Dy palë zgjedhje në gjashtë muaj, 20 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit

Dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare të organizuara brenda një periudhe prej gjashtë muajsh i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 20 milionë euro vetëm për procesin e organizimit të tyre.

Sipas të dhënave, për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor janë ndarë rreth 11.5 milionë euro. Megjithatë, raportet ende jo përfundimtare tregojnë se shpenzimet reale deri më tani janë rreth 7.4 milionë euro.

Ndërkohë, për zgjedhjet e 7 qershorit janë ndarë 10.8 milionë euro për organizimin e procesit zgjedhor.

Në tërësi, dy proceset zgjedhore të mbajtura brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë krijuar një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, si pasojë e organizimit të zgjedhjeve të përsëritura.

Lexo edhe:

Back to top button