“Çka ka folur vetëm me Vuçiqin e Lajçakun?” – Kurti shmang sulmet e Osmanit: Duhet të shkojmë..

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur komentimin e deklaratave dhe akuzave të fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani lidhur me një takim të zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-emisarin evropian, Miroslav Lajçak.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e Osmanit, Kurti nuk dha përgjigje konkrete, duke u mjaftuar me një koment të shkurtër.

“Duhet të shkojmë me shpejtësi në Ferizaj”, tha ai Kurti, raporton Spektatori.

Deklaratat e Kurtit vijnë pasi Osmani, gjatë një tubimi elektoral në Prishtinë, ngriti dyshime për përmbajtjen e takimit të zhvilluar mes Kurtit, Vuçiqit dhe Lajçakut, duke kërkuar sqarime publike.

“Pyetja nuk është çka kom fol unë me nji takim publik me dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka fol ai veç me Vuçiqin e Lajçakun me nji dhomë, kërkush s’u konë tjetër aty. A e dini ju? As unë se di. Presidente e Kosovës dhe nuk më kanë tregu. A nuk mendoni që e kanë detyrim me dal para qytetarëve”, deklaroi Osmani të mërkurën.

Ajo shtoi se posedon transkriptet e bisedave të saj, ndërsa paralajmëroi se në legjislaturën e ardhshme do të kërkojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje.

“Unë e kam transkriptin e asaj çka unë kom bisedu. Por, na kemi me bë komision parlamentar se ata çka kanë bisedu. Çka po majnë msheft?”, u shpreh Osmani.

Lexo edhe:

Back to top button