Arifi: AAK-ja nuk i nënshtrohet LVV-së, s’ka mbështetje për presidentin pa plotësimin e kushteve

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, tha se partia e tij synon stabilitet institucional, por theksoi se në asnjë rrethanë nuk do t’i nënshtrohet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Arifi u shpreh se AAK nuk është e interesuar të hyjë në qeveri me LVV-në, por se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit vetëm nëse përmbushen gjashtë kushtet e vendosura ndaj LVV-së.

“Aleanca si nënshtrohet askujt për asnjë çmim ka bindjet e veta ka vizionin vet por a është gatshme aleanca të shkoj një hap më tej në rikthimin e stabiliteti nëse e marrin fuqinë politike që ka aleanca, aleanca ka dalë përtej vetes dhe ka ofruar bllanko përkrahjen që nuk ndodh të paktën ne Kosovën e pasluftës nuk ka ndodh që qato vota që i ke 7 me ia ofru partisë që ka dalë e para në shkëmbim të 6 projekteve që janë jetike për qytetarin e jo për partinë”, tha Arifi.

“Fo flas edhe për pragun e TVSh-së edhe gazin amerikan…në shkëmbim të votës ne jemi të gatshëm të tejkalojmë vetën nuk duam marrëveshje politike me LVV në kuptim të participimit ne qeveri, nuk duam pushtet, nuk duam me qeverisë më Albin Kurtin e programin e LVV-së por nëse i zbatojnë këto 6 pika që ia kemi dhanë atëherë 7 deputetë të AAK qëndrojnë në seancë për zgjedhjen e presidentit. Jo Aleanca s’ka kandidat për president”, tha Arifi për RTV21.

Sipas tij, AAK nuk synon marrëveshje politike apo pjesëmarrje në qeveri me LVV-në dhe nuk ka kandidat për president.

Gjashtë kushtet e paraqitura më herët nga kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, përfshijnë orientimin strategjik drejt projektit të gazit amerikan, fillimin e procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, lirimin e tokës bujqësore nga tatimi në pronë, financimin e projekteve të pezulluara infrastrukturore dhe ndarjen e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtinën.

Lexo edhe:

Back to top button