Lushaku kërkon që Kurti ta propozojë kryetarin e Kuvendit: Papërgjegjësi totale nga LVV-ja

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, pasi kërkesa e Albin Kurtit për kohë shtesë shtyu vazhdimin e seancës konstituive.

Lushaku e cilësoi vendimin e LVV-së si të papërgjegjshëm dhe tha se deputetët janë zgjedhur për të përmbushur detyrën e tyre kushtetuese dhe për të konstituar institucionet.

“Besimin që na kanë dhënë si deputetë na kanë dhënë t’i konstituojmë institucionet, por po e shohim papërgjegjësi totale nga LVV-ja që nuk po gjen mënyrën që ta kryejë detyrën e vet”, tha Lushaku.

Ajo e përshkroi situatën si “fatkeqësi dhe papërgjegjësi”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin zhvillimet në Kuvend.

“Kjo është fatkeqësi dhe papërgjegjësi. Thirrje qytetarëve që ta shohin këtë pamje, që Kuvendi nuk arrin të konstituohet”, tha ajo.

Seanca konstituive u ndërpre pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera parlamentare, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike.

Lexo edhe:

Back to top button