Beteja për Presidentin, Kurti kërkon votat e opozitës: “Duhet të jemi bashkë”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetje të mjaftueshme për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, por ka theksuar se zgjedhja e Presidentit kërkon bashkëpunim edhe me partitë opozitare.

Kurti, duke folur për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, tha se përgjegjësia për këtë çështje nuk i takon vetëm mazhorancës, duke iu referuar rolit që ka edhe opozita në Kuvend.

“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita”, ka deklaruar Kurti, para takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, vetë Kushtetuta e Kosovës e trajton Presidentin si figurë të unitetit, çka, sipas tij, kërkon një dakordim më të gjerë politik.

“Kushtetutshmëria është e tillë që Presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe:

Back to top button