
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka deklaruar se kjo parti do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, duke mohuar se ka pasur diskutime konkrete për një marrëveshje politike.
Hoxha tha se takimet e zhvilluara mes liderit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk kanë sjellë ndonjë ofertë serioze për ndryshim të pozicionit politik të partisë.
“Ne do të jemi aty për t’i përcjellë të gjithë hapat e radhës. E kemi edhe në takimet tona që zoti Hamza i ka pasur me zotin Kurti. Vazhdojmë të mbesim në opozitë”, ka thënë Hoxha për T7.
Ajo shtoi se deri tani nuk ka pasur një proces të mirëfilltë negociues apo propozim konkret për bashkëpunim.
“Nuk ka pasur ndonjë ofertë ose diskutim serioz për procesin e të ardhmes, prandaj shpresoj që do të ketë epilog nga 98 deputetë të tjerë të cilët janë në sallë”, deklaroi Hoxha.



