
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, janë të gatshme të “likuidojnë” edhe një president nëse kjo i shërben interesave amerikane, duke e bërë komentin gjatë një interviste në DTV.
Deklarata skandaloze u bë teksa Bahtiri komentonte marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe SHBA-së, raporton Spektatori.
“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…”, tha Bahtiri.
Bahtiri nuk ofroi prova për pretendimin e tij dhe as nuk sqaroi se cilit rast historik iu referua.



