Hoxhaj përjashton koalicionin me VV-në: Me Kurtin nuk kemi qëllim të përbashkët

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke theksuar se mes dy partive ekzistojnë dallime të thella politike.

Në një intervistë dhënë mbrëmë në emisionin “Pressing”, Hoxhaj u shpreh se problemi kryesor, sipas tij, nuk lidhet vetëm me qasjet e ndryshme politike, por me mungesën e një vizioni dhe qëllimi të përbashkët për qeverisjen e vendit.

“Ajo çka e dallon PDK-në prej VV-së, përtej asaj që unë vij prej përvojës politike që i besoj dialogut dhe kam pasur dëshirë të bashkëpunojë secili me secilin në Kosovës, problemin kryesor që e kam me z. Kurti është se unë nuk shoh qëllim të përbashkët”, u shpreh ai.

“Opozita dhe PDK duhet të kuptojnë se z. Kurti dhe në të tjerët nuk kemi qëllim të përbashkët”, ka thënë Hoxhaj.

Lexo edhe:

Back to top button