Gara për Kryeprokurorin e Shtetit: Publikohen pikët e kandidatëve

Paneli Vlerësues ka bërë publike rezultatet e intervistave për kandidatët që synojnë postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas vlerësimit, renditja e pikëve është si vijon: Zejnullah Gashi kryeson me 91.6 pikë, pas tij Atdhe Dema me 89.3, Naim Abazi me 89, Rafet Halimi me 87 dhe Shqipdon Fazliu me 86.5 pikë.

Në bazë të këtyre rezultateve, të gjithë pesë kandidatët janë rekomanduar për votim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në këtë proces garues marrin pjesë këta kandidatë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Lexo edhe:

Back to top button