Kurti pret certifikimin: Pastaj pa humbur kohë do t’i kemi diskutimet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se formimi i institucioneve të reja do të pasohet nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, proces që sipas tij varet nga përfundimi i shqyrtimit të ankesave.

Kurti deklaroi se, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, do të nisin komunikimet dhe diskutimet e nevojshme për hapat e mëtejmë.

I pyetur për kushtet e vendosura nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për mbështetjen e themelimit të institucioneve, ai nuk dha koment.

“Së pari duhet t’i presim certifikimin e rezultateve, e certifikimi i rezultateve duhet të pres trajtimin e ankesave. Dhe më pastaj pa humbur kohë do t’i kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe:

Back to top button