Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare të mërgatës

Qeveria në detyrë ka miratuar të mërkurën vazhdimin e mbulimit të policës kufitare për mërgimtarët që hyjnë në Kosovë gjatë sezonit të verës, duke ndarë 3 milionë euro nga pakoja e ringjalljes ekonomike.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha në mbledhjen e qeverisë se masa do të zbatohet nga korriku dhe synon të lehtësojë ardhjen e diasporës me vetura gjatë pushimeve verore.

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit… ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare”, tha Murati, duke shtuar se për këtë qëllim janë paraparë 3 milionë euro.

Sipas tij, fondet do të ndahen nga pakoja e ringjalljes ekonomike dhe do të administrohen përmes Ministrisë së Financave, në kuadër të masës për mbështetjen e diasporës.

Lexo edhe:

Back to top button