Kurti pret certifikimin e zgjedhjeve, shmang komentet për një koalicion të mundshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shmangur komentet për mundësinë e një koalicioni paszgjedhor, duke thënë se është ende herët për të folur për formimin e institucioneve të reja.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij lidhur me bashkëpunimet e mundshme politike pas zgjedhjeve, Kurti u përgjigj shkurt se do të flasë vetëm pas certifikimit të rezultateve.

“Kur të certifikohen rezultatet, japim përgjigje”, tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatet përfundimtare pas përmbylljes së procedurave të ankesave dhe vendimeve përkatëse, që paraprijnë certifikimin zyrtar të procesit zgjedhor.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse.

Lexo edhe:

Back to top button