
Dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare të organizuara brenda një periudhe prej gjashtë muajsh i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 20 milionë euro vetëm për procesin e organizimit të tyre.
Sipas të dhënave, për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor janë ndarë rreth 11.5 milionë euro. Megjithatë, raportet ende jo përfundimtare tregojnë se shpenzimet reale deri më tani janë rreth 7.4 milionë euro.
Ndërkohë, për zgjedhjet e 7 qershorit janë ndarë 10.8 milionë euro për organizimin e procesit zgjedhor.



