
Kandidatja e VV-së për deputete, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i është kundërpërgjigjur ish-presidentes Vjosa Osmani, pas deklaratave të saj për takimet e fshehta të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kryeziu-Hyseni ka thënë se edhe Osmani kishte zhvilluar takime të fshehta me zyrtarë të lartë serbë.
Në një postim në Facebook, ajo i ka kërkuar Osmanit të japë sqarime për një takim të mbajtur në tetor të vitit 2025, ku sipas saj kishte marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.
“Çka ka fol Kryeministri Kurti me Vuçiqin flasin veprimet në Veri! Kishte me qenë mirë me na tregu çka fole ti me Grenellin e Gjuriqin në tetor 2025? Prej kujt u fshehe që nuk e bëre publike asnjë foto të atij takimi?”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni.



