Bomba politike në Rahovec: Edon Cana, dhëndri i Vlora Çitakut, lë PDK-në dhe kalon në AAK

Zhvillim i papritur në skenën politike të Rahovecit.

Edon Cana, i njohur edhe si dhëndri i Vlora Çitakut, deri më tani pjesë e PDK-së në Rahovec, është parë sonte në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke lënë të nënkuptohet se ai tashmë i është bashkuar AAK-së.

Edon Cana konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së në Rahovec, ndërsa largimi i tij mund të rrezikojë në shuarjen e degës atje.

Kryetari i AAK-së dega në Rahovec është zgjedhur Fatmir Iska. Iska ka zëvendësuar në këtë pozitë Smajl Latifin.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Lexo edhe:

Back to top button