
Analisti Afrim Kasolli ka vlerësuar se drama rreth zgjedhjes së presidentit ka treguar diçka interesante.
Ai ka bërë me dije se kjo çështjet ka treguar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentja Vjosa Osmani vazhdimisht kanë qenë tandem politik.
Në profilin e tij në Facebook, Kasolli ka shkruar nga raportet e tyre duket se këto dy figura kanë bashkëkonspiruar kundër LDK-së.
“Drama per zgjedhjen e Presidentit te ri nje gje e ka bere te qarte me shume se kurre, qe Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani paskan qene tandem i kahershëm politik. Madje duket qe te njejtit edhe kane bashkekonspiruar ne vitin 2021 kundër LDK-se atëbotë, ne mënyrë qe e para nëpërmjet Albin Kurtit te behet Presidente, kurse Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-se. Përndryshe jane te pakuptimta sulmet kundër Albin Kurtit per shkelje te kushtetutes dhe njëkohësisht mbrojtja e Vjosa Osmanit, po ashtu nje shkelese kronike e kushtetutes. Ajo ia doli te shpetoi nga ky “delikt” juridik vetem fale mburojes politike qe ia beri Lumir Abdixhiku duke i penguar nismat parlamentare qe do ti adresonin shkeljet e saj kushtetuese në favor te pushtetit te Albin Kurtit, ne Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar ai.



