Kushtetuesja: Vetëm shumica e deputetëve serbë mund të propozojnë emra për nënkryetar

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik tekstin e plotë të aktgjykimit në lëndën e parashtruar nga Igor Simiq, së bashku me nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, raporton Spektatori.

Njoftimi lidhur me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit ishte publikuar javën e kaluar, ndërsa sot Gjykata Kushtetuese ka publikuar edhe arsyetimin e plotë të këtij vendimi.

Sipas aktgjykimit, Kushtetuesja ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Lexo edhe:

Back to top button