
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të intervistojë disa persona të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me keqpërdorim apo falsifikim të votave për kandidatët për deputetë, raporton Spektatori.
“Me datë 04.02.2026, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për intervistimin e disa personave të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”



