Peci ironizon LDK-në pas prishjes

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët bashkëpunimi me LDK-në për vazhdimin e koalicionit qeverisës në këtë komunë, raporton Spektatori.

Peci, në njëfarë forme, e ka konfirmuar prishjen e koalicionit përmes një postimi publik në rrjete sociale, duke zgjedhur një qasje ironike ndaj ish-partnerit të koalicionit.

“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, ka shkruar Peci, duke iu referuar rezultatit që LDK-ja kishte arritur në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

Ky reagim vjen pas vendimit të Degës së LDK-së në Mitrovicë për t’u tërhequr nga koalicioni qeverisës, duke thelluar përplasjet politike në nivel lokal.

Lexo edhe:

Back to top button