
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar zyrtarisht Kosovën për anëtarësimin si anëtare themeluese në organizatën ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, raporton Spektatori.
Në një postim në platformën X, Ambasada amerikane ka shkruar shkurt: “Urime Kosovë”.
Ky urim vjen pas njoftimit të organizatës “Bordi i Paqes”, e cila ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të kësaj iniciative ndërkombëtare.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, e cila u mbajt në Davos të Zvicrës, mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bordi i Paqes është krijuar me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump, me synim rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas luftës dyvjeçare shkatërrimtare.
Ky zhvillim vlerësohet si hap pozitiv për angazhimin e Kosovës në iniciativa globale për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar, me mbështetjen e vazhdueshme të partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara.



