Rama: Kurti e mori personale humbjen e Prishtines

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i ka thënë në disa takime se “ende i dhemb që ia ka marrë Prishtinën”.

Rama, në emisionin Frontal në T7, tha se Prishtina nuk i përket asnjë individi, por të gjithë qytetarëve.
“Për fat të keq, kryeministri Kurti duket se e ka marrë personale. Më ka thënë në takime të ndryshme që ende po i dhemb që ia paskëm marrë Prishtinën. I kam thënë: s’ta kam marrë Prishtinën. S’është as e jotja as e jemja, është e gjithë qytetarëve”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se qëllimi i tij është t’i shërbejë qytetit të Prishtinës, raporton Spektatori.

Lexo edhe:

Back to top button