
Dy kirurgë janë përfshirë në një përleshje fizike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Spektatori.
Burime të Spektatorit kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur pranë ashensorit, ku janë përplasur fizikisht mjekët me inicialet B.K. dhe Xh.A.
Sipas të njëjtave burime, zanafilla e incidentit daton që nga e premtja, gjatë një mbledhjeje të kolegjiumit të kirurgëve, ku dy mjekët e përfshirë kishin nisur fillimisht një përplasje verbale.
Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.



