Osmani dënon sulmin në Australi dhe shpreh solidaritet me popullin australian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur në plazhin Bondi në Sydney të Australisë, gjatë një feste hebraike, ku kanë humbur jetën 16 persona dhe janë lënduar 40 të tjerë.

Ajo ka shprehur ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Kryeministrin e Australisë, komunitetin hebraik dhe gjithë popullin australian.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë sulm të tmerrshëm terrorist në Sydney. Zemrat tona janë me të gjithë të prekurit dhe u urojmë forcë dhe shërim të plagosurve. Jemi në solidaritet të plotë me Kryeministrin @AlboMP, komunitetin hebraik dhe popullin e Australisë. Dhuna dhe urrejtja nuk duhet të kenë vend në botën tonë”, ka shkruar Osmani.

Lexo edhe:

Back to top button