150 mijë vota për Kurtin – këta janë TOP 5-shat e partive në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 63,89% e votave nga zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor.

Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) më i votuari vazhdon të jetë Albin Kurti me 151,136 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 118,753 vota. Në pesëshen e parë renditen edhe Albulena Haxhiu (68,669), Hekuran Murati (59,982) dhe Donika Gërvalla-Schwarz (55,768), raporton Spektatori.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), prin Bedri Hamza me 74,954 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda (46,818) dhe Arian Tahiri (40,679). Në vendet pasuese janë Uran Ismaili (36,589) dhe Sala Jashari (25,464).

Te Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e para në listë është Vjosa Osmani-Sadriu me 49,822 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 45,230 vota. Në top pesëshe renditen edhe Doarsa Kica-Xhelili (34,845), Hykmete Bajrami (27,369) dhe Avdullah Hoti (24,987).

Nga ana tjetër, tek Aleanca kryeson Ardian Gjini me 25,853 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 23,274. Më pas renditen Daut Haradinaj (17,916), Besnik Tahiri (15,378) dhe Bekë Berisha (12,586).

Zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor janë karakterizuar me një nga nivelet më të ulëta të pjesëmarrjes në vitet e fundit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga 1.959.962 qytetarë me të drejtë vote, në proces kanë marrë pjesë 726.071 votues, që përbën 37.05% të trupit elektoral.

Ndërkohë, LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje me rreth 42% të votave, sipas rezultateve preliminare. Pas saj renditet PDK-ja me rreth 21%, ndërsa LDK-ja me rreth 17%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë rreth 7% të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 6%.

Lexo edhe:

Back to top button