Zgjerohen hetimet, të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informacioneve ndaj personave që faktikisht kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave, raporton Spektatori.

Ajo ka bërë të ditur se secila prokurori është në pritje të rezultateve përfundimtare zgjedhore, në mënyrë që të vazhdojë me hetimet e mëtejshme.

Pula ka theksuar se për veprën penale të falsifikimit parashihet dënim deri në pesë vjet burg, pasi bëhet fjalë për persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do ta tregojnë se si është bërë ky falsifikim i rezultateve. Asnjë nga ta nuk do të amnistohet dhe asnjëri që e ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka deklaruar Pula.

Lexo edhe:

Back to top button