Ymeri: Asnjë premtim i Qeverisë Kurti s’është realizuar plotësisht

Analisti Visar Ymeri vlerëson se asnjë nga zotimet kryesore të Qeverisë Kurti nuk mund të konsiderohet i përmbushur plotësisht.

Përjashtim, sipas tij, mund të bëjë vetëm rritja e ndihmave sociale, por edhe ajo nuk llogaritet si realizim substancial, pasi nuk është indeksuar dhe efektet e saj janë zhdukur nga inflacioni, transmeton Spektatori.

“Nëse i sheh të gjitha premtimet, asnjëra prej tyre nuk mund të thuhet se është realizuar në tërësi. Përjashtim mund të jetë rritja e ndihmës sociale në kuptimin e shtimit të skemave. Por as ajo nuk është zbatuar si duhet, për shkak të mosindeksimit dhe faktit që inflacioni e ka përpirë tërë këtë rritje”, tha Ymeri në “VV Show”.

Sipas tij, rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës e ka neutralizuar çdo përfitim minimal që qytetarët do të mund të ndienin nga vendimet e qeverisë.

Lexo edhe:

Back to top button