Vërshime në Gjakovë pas reshjeve të dendura, zjarrfikësit evakuojnë disa familje

Vërshime të mëdha në Gjakovë pas reshjeve të shiut

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shumë zona të qytetit të Gjakovës janë përfshirë nga vërshimet, duke krijuar një situatë të rënduar për një numër të konsiderueshëm qytetarësh, raporton Spektatori.

Nga Njësia e Zjarrfikësve në Gjakovë është bërë e ditur se ekipet emergjente janë angazhuar në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po intervenojnë pa ndërprerë për menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët e prekur nga përmbytjet.

“Si pasojë e reshjeve të dendura, shumë zona të qytetit janë përfshirë nga vërshimet. Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit, duke intervenuar pa ndërprerë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të zjarrfikësve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat e përmbytura dhe të bashkëpunojnë me ekipet emergjente deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Lexo edhe:

Back to top button