Tre të plagosur mengjesin e të martës në Deçan

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar tre persona të plagosur me armë zjarri, pas një incidenti të ndodhur në një lokal në Deçan, raporton Spektatori.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, pas ofrimit të ndihmës së parë mjekësore, dy nga pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa pacienti i tretë po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në QKUK. Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Back to top button