Tifozët e Sunderlandit këndojnë për Granit Xhakën pas fitores në derbi

Momenti më emocionues pas derbit Tyne–Wear u regjistrua kur tifozët e Sunderlandit shpërthyen në këngë, duke brohoritur emrin e kapitenit të tyre, Granit Xhaka, raporton Spektatori.

33-vjeçari u kthye në figurën qendrore të festës pas fitores 1-0, e cila u vendos nga autogoli i Nick Woltemade në pjesën e dytë të ndeshjes. Atmosfera në “Stadium of Light” ishte elektrizuese, ndërsa angazhimi dhe shpirti luftarak i Xhakës u reflektuan në çdo duel në fushë.

“Ne e kemi Granit Xhakën”, ishin vargjet që kumbonin nga shkallët e stadiumit, teksa tifozët festonin suksesin në derbi.

Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka ndau emocionet e tij, duke theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje që e mban Sunderlandin në pjesën e epërme të renditjes. “Para së gjithash, kjo fitore i dedikohet tifozëve tanë. Është një privilegj të jem pjesë e këtij klubi dhe të luaj në këtë derbi. Kjo javë ishte shumë speciale dhe donim t’u jepnim tifozëve diçka për të festuar. Jemi të lumtur që morëm tri pikët dhe treguam një shpirt të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Xhaka.

Kapiteni i Sunderlandit, i cili më parë ka luajtur për Arsenal dhe Bayer Leverkusen, foli edhe për peshën emocionale të derbit. “Kam luajtur shumë derbi gjatë karrierës sime, por kjo javë ishte e veçantë. Derbit janë për t’u fituar. Nuk ishte ndeshja më e bukur, por karakteri që treguam ishte i mrekullueshëm. Jam krenar për ekipin dhe për lojën që zhvilluam”, u shpreh ai.

Sunderland arriti një fitore të rëndësishme në këtë përballje, ndërsa Granit Xhaka dëshmoi edhe një herë se përvoja, karakteri dhe lidershipi i tij janë vendimtare për ekipin dhe tifozët

Lexo edhe:

Back to top button