
Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve në vend, duke thënë se produktet bazike po shtrenjtohen çdo ditë dhe se situata është bërë e papërballueshme për qytetarët.
Tahiri shprehet i habitur se si artikujt e përditshëm, si qumështi, nënproduktet e tij, frutat dhe ushqimet e tjera esenciale, sipas tij, kanë arritur çmime më të larta sesa në vende me standard shumë më të lartë jetese, si Zvicra, Gjermania, Italia apo Franca.
“Në Kosovë, me këtë qeveri, duket se të vetmet gjëra të lira kanë mbetur pagat”, shkruan ai në reagimin e tij në Facebook.
Ai akuzon qeverinë për mungesë veprimi dhe rezultate konkrete gjatë viteve të fundit.
“Pesë vjet veç fjalë, përralla e premtime!”, përfundon Tahiri.



