SHBA ngrin vizat për Kosovën, jo edhe Serbisë

Departamenti i Shtetit Amerikan ka vendosur ngrirjen e vizave për emigrantë për Kosovën dhe mbi 70 shtete të tjera, raporton Spektatori.

Sipas një dokumenti të Departamentit të Shtetit, të siguruar fillimisht nga “Fox News Digital”, zyrtarët konsullorë janë udhëzuar që të refuzojnë aplikimet për viza, derisa departamenti të rishikojë procedurat e kontrollit dhe verifikimit të aplikantëve.

Përveç Kosovës, në listën e shteteve të përfshira janë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Somalia, Rusia, Afganistani dhe disa vende të tjera. Në listën e plotë të publikuar nga “Fox News Digital” nuk figuron Serbia.

Vendimi parasheh që pezullimi i vizave të nisë më 21 janar dhe të vazhdojë pa një afat të caktuar kohor, deri në përfundimin e rishqyrtimit të plotë të procesit të lëshimit të vizave nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Ky hap konsiderohet si pjesë e politikave të Administratës së presidentit Donald Trump, me synimin për të ndaluar hyrjen e aplikantëve që vlerësohen se mund të përbëjnë barrë për sistemin shtetëror amerikan.

Lexo edhe:

Back to top button