Pula: S’amnistohet asnjë kandidat që dyshohet se ka vjedh vota

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, është pyetur se çfarë do të ndodhë me kandidatët për deputetë të cilëve iu janë shtuar vota, raporton Spektatori.

Pula, në një konferencë për media, ka deklaruar se të gjitha rastet do të hetohen dhe se nuk do të amnistohet asnjë kandidat, pavarësisht funksionit që mban.

“Kandidatët që iu kanë shtu votat do të jenë objekt i hetimeve varësisht cilësisë që do ta trajtojmë prej intervistave që na vijnë dhe deklarimeve të komisionerëve dhe kryesuesve të komisionerëve, ngase duhet të sigurojmë prova që vërtetë ka qenë i shtyrë nga një deputet në çfarëdo mënyre t’ia shtojë votat dhe mënyra se si ua kanë shtu. Mos të harrojmë, mënyra e shtimit të votave një kandidati për t’u bërë deputet bëhet me dashje dhe me porosi të posaçme. Se si është bërë dhe në çfarë mënyre është bërë, mbetet që gjatë hetimeve tani e tutje, qoftë me kamera apo edhe me bashkëpunime të ndryshme me komisionerë dhe kryesues, të vazhdojmë tutje”, ka thënë Pula.

Ajo ka theksuar se askush nuk do të amnistohet nëse vërtetohet përgjegjësia penale.

“Unë vetëm një gjë e di. Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit që ka, vetëm të kemi prova të mjaftueshme që mos t’i hyjmë njerëzve në hak, t’i marrim pa nevojë dhe mandej t’i lëshojmë”, ka deklaruar Pula.

Lexo edhe:

Back to top button