
Betim Abdullahu është betuar këtë të martë si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të parë në këtë institucion.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Abdullahu mori 395 vota, rezultat që ia mundësoi të sigurojë ulëse në Asamble. Ai është pjesë e listës “Lidhja e Prishtinës”, subjekt i formuar nga kryesuesi i rizgjedhur i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina.
Abdullahu është i lindur në Prishtinë dhe është magjistër i Fakultetit Juridik. Për një dekadë ka punuar në Komunën e Prishtinës, në Kabinetin e Kryetarit, ku ka shërbyer si Udhëheqës i Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete.



