
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar është: Kushtrim Beqiraj, i cili kërkohet për përfshirje në veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Policia bën thirrje: “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe gjetjen e tij, ju lutemi kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në adresën [email protected]”.



