
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren ka njoftuar se mesditën e së martën një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit.
“Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekeve për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, bën të ditur policia.
Po ashtu, njoftohet se “i dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator”.



