
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ndërsa së fundmi ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, raporton Spektatori.
Sipas rezultateve të përditësuara, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta rikthejë ulësen e 23-të, duke ia marrë një mandat Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si pasojë e këtij ndryshimi, LDK-ja ka rënë nga 15 në 14 deputetë.
Nga kjo lëvizje, Bekim Haxhiu rikthehet në Kuvendin e Kosovës, ndonëse ditë më parë ishte raportuar se ai kishte mbetur jashtë përbërjes parlamentare. Ndërkohë, te LDK-ja, mandatin e humb deputeti Fadil Hadërgjonaj.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 28 dhjetorit, vazhdon të ketë të siguruara 57 ulëse në Kuvend. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të sigurojë gjithsej 6 mandate.
Këto ndryshime kanë ardhur si rezultat i numërimit të deritanishëm të votave, ku përfshihen votat nga vendvotimet e rregullta, votat në përfaqësitë diplomatike, votat me postë nga Berni dhe Berlini, si dhe votat me kusht, numërimi i të cilave ende nuk ka përfunduar,



