PDK hap fushatën nga Prizreni, Hamza: Koha për veprim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kjo parti do ta hapë zyrtarisht fushatën elektorale të mërkurën, duke nisur nga qyteti i Prizrenit, raporton Spektatori.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hamza ka theksuar se nisja e fushatës nga Prizreni shënon fillimin e veprimit konkret, pas asaj që ai e ka quajtur përfundim të kohës së fjalëve.

“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar. Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë”, ka shkruar Hamza.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme, duke vënë theksin te uniteti dhe ecja përpara.
“Ju ftoj të na bashkoheni. Bashkë. Përpara”, ka përfunduar Hamza, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin #PDK130.

Lexo edhe:

Back to top button