Pak para zgjedhjeve, Kurti i ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se edhe këtë vit fëmijët dhe pensionistët do të përfitojnë nga shtesat e fundvitit prej 100 eurosh, raporton Spektatori.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka njoftuar se ekzekutimi i këtyre shtesave do të bëhet më 29 dhjetor, para natës së Vitit të Ri.

“Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove. Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se me fitoren e 28 dhjetorit, sipas tij, “Viti i Ri vjen më herët” për qytetarët, duke uruar festat e fundvitit për të gjithë.

Shtesat financiare për fëmijët dhe pensionistët do të procedohen më 29 dhjetor, ndërsa Kurti ka theksuar se kjo mbështetje është siguruar pavarësisht vështirësive buxhetore.

Lexo edhe:

Back to top button