
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe atyre nga rajoni, raporton Spektatori. fol bir
Në këtë samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Përgjatë samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë edhe me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes për Kosovën. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit evropian pritet të jenë në mesin e prioriteteve kryesore të diskutimeve.
Në agjendën e samitit përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat.
Po ashtu, liderët do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane.



